LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Bale nuk është ende Messi

Wenger: Bale nuk është ende Messi

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka tentuar që të zvogëlojë euforinë e krijuar përreth lojtarit më të mirë ta rivalit të përbetuar, Gareth Bale, duke thënë se ai nuk është ende aq i madh sa pretendojnë njerëzit.

Bale shënoi dy gola të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë ndaj Lyonit dhe shumë e kanë krahasuar atë me Ronaldon dhe Messin, dy lojtarët më të mirë në botë duke përfshirë edhe menxherin e Tottenhamit Andres Villas Boas.

“Bale ka potencialin për t’u zhvilluar në lojtarin më të mirë në Evropë”.

“Sidoqoftë, Messi ka fituar dy-tri Liga të Kampionëve dhe disa kampionate, ka shënuar 95 gola në një sezon dhe prandaj mos u nxitoni. Ju gjithmonë nxitoheni me vlerësime, prandaj më ngadalë…”, ka thënë francezi. /Telegrafi/