Që një bebe të rritet shëndetshëm, është e domosdoshme që t’i merr në përditshmëri të gjitha vlerat ushqyese.

Duke marrë parasysh këtë, linja e produkteve numër një në Britaninë e Madhe, Wellbaby është krijuar nga ekspertët e Vitabiotics për ta furnizuar beben tuaj nga lindja e deri në moshën 4 vjeçare me të gjitha vlerat ushqyese – prej vitaminave e deri tek mineralet.

Përveç kësaj, këto formula e plotësojnë edhe kërkesën e të gjithë prindërve për rritje të apetitit të bebes, në mënyrë që bebja të ushqehet rregullisht dhe pa asnjë pengesë.

Wellbaby vjen në 3 lloje – Wellbaby Vit D Drops, Wellbaby Multivitamin Drops & Wellbaby Multi Vitamin Liquid

Wellbaby Vit D Drops

Pikat Wellbaby Vitamin D i sigurojnë bebes vitaminën D (në formën D3 që është forma më e preferuar e vitaminës D).

Kjo vitaminë është esenciale për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave tek fëmijët dhe ndikon drejtpërdrejtë në funksionalizimin optimal të sistemit të imunitetit.

Wellbaby Multivitamin Drops

Ky është një solucion kompleks që përmban plot 14 vitamina dhe minerale, e të cilat janë të përshtatshme për foshnjat nga 0 deri në 12 muajsh.

Ky produkt ndër të tjera përmbanë vitaminë A, vitaminë C, vitaminë D, hekur, zink, B6, B12 dhe ekstrakt të maltit zviceran.

Të gjithë këta përbërës sigurojnë që bebja juaj të ketë muskuj e kocka të forta, imunitetit të fortë, sistem nervor të zhvilluar dhe përmirësim të oreksit.

Wellbaby Multi Vitamin Liquid

Me një shije superiore portokalli, ky shurup multivitaminoz mban po ashtu 14 lloje të vitaminave dhe mineraleve.

Preferohet për fëmijët e moshës nga 4 muajsh deri në 4 vjeç.

Kombinimi i vlerave ushqyese që i posedon shurupi ndikon që bebja juaj të ketë zhvillim kognitiv më të mirë, ndihmon në formimin e indeve dhe gjakut, i forcon kockat dhe dhëmbët, kontribuon në sistem të imunitetit, etj.

Vlen të ceket se të gjitha produktet e Wellbaby:

– Janë të përshtatshme për vegjetarianë
– Nuk përmbajnë kripë ose tharmë
– Nuk përmbajnë alkool
– Nuk përmbajnë laktozë
– Nuk përmbajnë ngjyrues, ëmbëlsues ose shije artificiale

I gjeni nëpër barnatoret më të frekuentuara të Kosovës, ndërkaq për më shumë informacione, klikoni KËTU.