Watzke flet për Shaqirin

Njeriu kryesor për transferimet e lojtarëve te Dortmundit, Hanz Joachim Watzke, ka folur në lidhje me një transferim të mundshëm të Xherdan Shaiqirt te Dortmundi.
Ka qenë gjiganti televiziv gjerman ‘Sky Sport’, që ka kontaktuar Watzken në lidhje me yllin e Përfaqësueses së Zvicrës.
“Shaqiri? Kam dëgjuar se ai po shkon te Schalke dhe nuk do të vije tek ne. Tani për tani kemi një ekip shumë të mirë që na bënë të ndihemi të relaksuar”, tha Watzke për 'Sky Sport', transmeton Telegrafi/
E ardhmja e Shaqirit ende është në pikëpyetje, pasi skuadra e tij aktuale Inter dëshiron ta shesë ndërsa vetë lojtari ka konfirmuar qëndrimin te zi kaltërtit.
Muaji gusht pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e yllit të madh kosovar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































