LAJMI I FUNDIT:

Washingtoni njeh qeverinë somaleze

Washingtoni njeh qeverinë somaleze

Washingtoni e ka njohur qeverinë e Somalisë, që është vendimi i parë i tillë, në më shumë se dy dekada.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton njoftoi për njohjen të enjten, pas bisedimeve me presidentin e ri somalez, Hassan Sheikh Mohamud, në Washington.

Washingtoni më herët ka konsideruar se që nga viti 1991, Somalia nuk ka qeveri efektive qendrore.

Por, një administratë e re somaleze mori detyrën në vitin e kaluar, duke i dhënë fund regjimit tetë vjeçar të një qeverie të korruptuar, transmeton “Evropa e Lirë”.

Në vitin 1993, militantët somalezë qëlluan dy helikopterë Black Hawk. Tetëmbëdhjetë amerikanët patën vdekur dhe 80 plagosur. /Telegrafi/