LAJMI I FUNDIT:

VV mban mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës

VV mban mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, kjo mbledhje do të mbahet pranë ASK, në orën 14:00.

Përndryshe, kandidati për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje ka shpalosur platformën e tij qeverisëse në krye të LVV-së, ku ka theksuar se ka pasur dëshirë që të ketë një kundër-kandidat.

Kurti ka shpalosur se cilat janë tri shtyllat në të cilat qëndron subjekti, të cilin dëshiron ta udhëheq.

“Së pari emri ynë jemi ne, ne që lëvizim për të vendosur vetë qytetarët. Në parim e drejta për vetëvendosje demokratike e popullit të Kosovës, është e drejta e që ky popull të shprehet për shtëpinë e vet, se a e do Republikë a Monarki. A e do bashkë me Shqipërinë a jo. Brenda kërkesës për realizimin e kësaj të drejte, pozicioni subjektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është për Republikë dhe për bashkim me Shqipërinë, si e drejtë qytetare dhe njerëzore në frymën e bashkimit tonë evropian si nevojë ekonomike e sigurisë dhe kulturës të të gjitha shtresave të shoqërisë tonë. Serioziteti ynë është vendimtar për t’i bindur partnerët ndërkombëtar që të jenë bashkëpunues me neve në këtë projekt, i cili është edhe në të mirë në rajonit”.

“Së dyti, programi ynë e bënë zhvillimin, ai vazhdimisht është përmirësuar e përditësuar, kështu do të jetë edhe në vijim. Një program jo dogmatik, por shumë doktri nar, ku fokusi është tek nevoja për zhvillim ekonomik, për mbrojtje të prodhimit vendor, deri në mundësinë për të konkurruar. Dhe së treti, ne përbëjmë organizatën tonë, zhvillimi i një organizate transparente, ku çfarë thuhet bëhet sipas statutit e një rregulloreje, një organizatë që ka vend për njerëz me mendime të ndryshme, që nxit kritikat”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori