LAJMI I FUNDIT:

VV: Kryetari i Gjilanit e punëson bashkëshorten pa konkurs

VV: Kryetari i Gjilanit e punëson bashkëshorten pa konkurs

Vetëvendosje në Gjilan të mërkurën mbajti konferencë për media lidhur me punësimet që po bëhen, siç theksuan nga ana e kryetarit të Komunës pa konkurse.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi kritikoi kryetarin e komunës për nepotizmin në punësim, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, e ka punësuar bashkëshorten e tij në Drejtorinë e Arsimit pa konkurs, duke i shkelur të gjitha procedurat e parapara me ligj”, tha ai.


Ai shtoi se në muajin gusht të vitit 2011, për shkak të tejkalimit të numrit të të punësuarve, rrogat e shërbyesve civil u vonuan një javë.

“Kryetari Qemajl Mustafa ka krijuar kategori të jashtëligjshme të të punësuarve si ‘Lista e Kryetarit’, ‘Vullnetarët’ etj., ku vetëm në fund të vitit të kaluar i kishte larguar nga puna mbi 60 të punësuar, pa procedurë, ashtu edhe siç i kishte punësuar me SMS, madje edhe me urdhëresa me shkrim e me gojë…Në fillim të këtij viti ai kishte pranuar se i ka punësuar rreth 25 të punësuar pa konkurs dhe pa asnjë procedurë e asnjë kriter”, thuhet ndër të tjera në kumtesë. /Telegrafi/