LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se Serbia po i furnizon dyqanet në veri të Kosovës

Vuçiq thotë se Serbia po i furnizon dyqanet në veri të Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se është i kënaqur, sepse gjatë ditëve të fundit Serbia ka arritur të furnizojë me mallra dyqanet në veri të Kosovës.

“Nuk është gjithmonë lehtë dhe besoj se do të sigurojmë që njerëzit të mos jenë të uritur dhe të etur, por të kenë një jetë normale”, tha Vuçiq, pas vizitës së fëmijëve të shkollave fillore nga veriu i Kosovës, në Presidencën e Serbisë.


Siç raporton “Beta”,  përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se “kriza [në veri të Kosovës] vazhdon, por në një masë shumë më të vogël, sepse shumë punë është bërë në ditët e fundit”.

“Shpresoj se ditëve në vijim do t’ia dalim të kryejmë furnizime shtesë me mallra të konsumit të përgjithshëm edhe dyqanet e tjera, në tërë Kosovën”, tha ai.

Vuçiq paralajmëroi se gjatë shtatorit ose tetorit do ta vizitojë Kosovën.

Presidenti serb ka pritur sot në Presidencë në Beograd 31 nxënës të shkollave fillore nga dy komuna të pjesës veriore të Kosovës.

Vuçiq u tha fëmijëve serbë nga Kosova se Beogradi është kryeqyteti i tyre dhe se do të mbetet gjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori