Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq i ka dhuruar sot homologut të tij kroat, Andrej Plenkovic, një çokollatë të prodhuar në Serbi, gjatë vizitës, si pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Ekonomisë në Mostar.
Në vendin ku ekspozoheshin produktet nga Serbia, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Vuçiq, kolegut të tij kroat i kishte dhënë një çokollatë serbe.
Në pyetjen e Vuçiq: A do ta hani?, Plenkovic i është përgjigjur: “Nuk ka problem!” /Telegrafi/