LAJMI I FUNDIT:

Vritet me armë zjarri aktori Bradley Welsh

Vritet me armë zjarri aktori Bradley Welsh

Është ndarë nga jeta në moshën 42 vjeçare aktori i njohur Bradley Welsh.

Sipas raportimeve thuhet se aktori u qëllua me armë zjarri në kokë në rrugën Chester në fundin perëndimor të Edinburgut.


Policët e armatosur kanë rrethuar rrugën pas sulmit në orën 20:30, shkruan DailyStar, transmeton Telegrafi.

Banorët thuhet se u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, ndërsa policia e ka bllokuar gjithë lagjen.

Alasdair Morton, 46 vjeç, tha për media: “Dola nga shtëpia dhe na u tha të ktheheshim. Rreth tre makina policore dhe një kamion i zi gjendeshin në rrugë.

“Ata thanë se dikush është qëlluar me armë zjarri në kokë. Ne ende mund të dëgjonim zhurma që sugjeronin se ekzistonte një situatë ende e vazhdueshme paniku”, tha më tej ai.

Aktori i “T2 Trainspotting”, Bradley Welsh ndahet nga jeta

Duke konfirmuar se aktori ishte vrarë, Policia Skoceze tha: “Vdekja e tij po trajtohet si e dyshimtë dhe hetimet po vazhdojnë. Zyrtarët do të vazhdojnë të sigurojnë një prani të dukshme në zonë për t’u angazhuar me publikun, të ofrojnë siguri dhe të mbledhin informacione që mund të ndihmojnë me këtë hetim.

“Kushdo që beson se ka ndonjë informacion të rëndësishëm duhet të kontaktojë menjëherë policinë”, thuhet më tej në deklaratë.

Bradley Welsh luajti gangsterin Doyle në filmin e famshëm “T2 Trainspotting”, vazhdim i ikonave skoceze të viteve ’90. /Telegrafi/