Britanikët Chris Parry dhe Andrew Bagshaw u vranë ndërsa po përpiqeshin të kryenin evakuime humanitare në Ukrainë.

Reklama

Dyshja kishin udhëtuar në Soledar, në lindje të vendit, duke dalë vullnetarë për t’i ndihmuar ukrainasit e lënduar, por edhe kafshët t’iu dilnin në ndihmë, raporton metro.co.uk.

“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se i dashuri ynë Chrissy është vrarë së bashku me kolegun e tij, Andrew Bagshaw, ndërsa po përpiqej të kryente një evakuim humanitar nga Soledar, në Ukrainën lindore”, shkruan në deklaratën e familjes së Parryt.

“Vendosmëria e tij vetëmohuese për të ndihmuar të moshuarit, të rinjtë dhe të pafavorizuarit na ka bërë ne dhe familjen tonë jashtëzakonisht krenarë”, shkruan më tutje.

Reklama

Dyshja raportohet se ishin parë për herë të fundit duke shkuar në qytetin Soledar, në rajonin lindor të Donetsk, ku u raportuan luftime të ashpra.

Reklama

Duke folur për Sky News vitin e kaluar, Parry pohoi se “shkova në një njësi komanduese ushtarake dhe fola me një numër ushtarësh që e përshkruan Bakhmutin si “vendin më të keq që kishin qenë ndonjëherë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/