LAJMI I FUNDIT:

Vrasja që tronditi Muhaxhirët e Poneshit, serbët kërkojnë mbrojtje

Vrasja që tronditi Muhaxhirët e Poneshit, serbët kërkojnë mbrojtje

Vrasja e Adem Byqmetit dhe plagosja e Ramizit ka tronditur familjarët dhe Muhaxhirtë e Poneshit.

Ademi (1973) vinte nga një familje e varfër. Babai i papunë i tri vajzave dhe një djali u vra derisa po priste dru tek vendi i quajtur mali i Letevcit në Ponesh.

“Na vranë për asgjë, për dru e për idare”, rrëfente Ramizi derisa ishte shtrirë në repartin e kirurgjisë.


Ai tha se me vëllain priste në mal të huaj, por jo në mal të serbëve.

“Erdhën dy serbë dhe na thanë pse po preni dru këtu. Ju përgjigjëm se mali nuk është i tyre. Përkundër kësaj ne u zhvendosëm nga aty . S`ka shkuar pak kohë dhe ata dy, njëri me emrin Bela, erdhën dhe sërish filluan të na provokojnë. Ne i treguam se mali nuk është i tyre, por njëri prej tyre e nxori revolen dhe së pari më goditi mua e pastaj vëllain Ademin i cili ra për tokë menjëherë. Pasi shtinë mbi ne, ikën në drejtim të panjohur, me një veturë ngjyrë të kuqe”, tha Ramizi për Rajonipress. “Ishte një ditë e zezë për familjen tonë”.

Policia ka arrestuar serbin Momcilo Stojic, 27 vjeç, ndaj të cilit pritet të caktohet masa e paraburgimit ditën e shtunë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake. Kryesi i veprës dyshohet se është larguar në drejtim të Serbisë

Ndryshe, serbët nga fshati Ponesh i Gjilanit kërkuan mbrëmë Policisë së Kosovës që t’i mbrojë nga hakmarrja e mundshme e fqinjëve të tyre shqiptarë, në shenjë hakmarrjeje për shkak të vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së të vëllait në një pyll afër fshatit. Serbët e Poneshit i thanë gazetarit të agjencisë Fonet se janë seriozisht të brengosur për sigurinë e tyre.

Shqiptarët e fshatit janë tubuar dje dhe me ta ka biseduar kryetari i Komunës, Qmelaj Mustafa, i cili ka kërkuar që ata të shpërndahen dhe të lejojnë policinë ta kryejë punën e vet.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, pjesëtarët e njësisë speciale ROSU u larguan nga fshati, pasi kryen bastisjen e shtëpisë së familjes Stojic, anëtar i së cilës është i dyshuari për vrasje të shqiptarit.

Poneshi është fshat multietnik, ku dy të tretën e banorëve e përbëjnë shqiptarët, kurse një të tretën serbët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori