Vrasja brutale që shokoi opinionin (Video)

Në momentin kur policët ishin para derës, ai po mbante një kaçavidë në dorë. Vetëm pas gjashtë sekondash bisedë me policinë, Xheison Harison qëllohet për vdekje në derë të shtëpisë së tij.
E ëma e tij, Marshal Harison kishte thirrur ndihmën e shpejtë në mëngjesin e 14 qershorit të vitit të kaluar, por gjithçka ishte e kotë. Ajo thotë se djali i saj ishte bipolar dhe kishte skizofreni, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar nga familja e viktimës, shihet se si Marshal hap derën dhe del përjashta duke iu thënë policëve se i biri i saj është mentalisht i sëmurë. Ai po qëndronte në derë dhe në dorë po mbante kaçavidën, kurse policët i thonë ta hedhë. Disa herë i thërrasin ta hedh mjetin që kishte në dorë dhe pastaj e qëllojnë për vdekje personin, i cili vdiq para derës së shtëpisë së tij.
“A t’i vëmë prangat”, dëgjohet duke pyetur njëri nga policët.
I ati i viktimës ka ngre padi penale ndaj dy policëve. /Telegrafi/




















































