LAJMI I FUNDIT:

Votimi në Maqedoni do të jetë me maskë dhe me dezinfektim të dyfishtë

Votimi në Maqedoni do të jetë me maskë dhe me dezinfektim të dyfishtë

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut shprehen se edhe pse në mes të pandemisë së coroanvirusit, votimi në zgjedhjet kuvendare do të jetë i sigurt për qytetarët që do të vendosin të realizojnë të drejtën e tyre.

Do të votohet sipas protokolleve të Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të cilët parashohin masa për mbrojtje në vendvotime, për njerëzit që po zbatojnë votimin dhe për votuesit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Komisioni Shtetëror për Zgjedhje gjatë ditës së djeshme organizoi simulim të ditës së votime, ndërsa simulimin e ndoqën edhe vëzhguesit në zgjedhje, në mesin e të cilëve edhe OSBE-ODIHR, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, ambasadat si dhe partitë politike. Gjithashtu kishte edhe apel ndaj personave të përfshirë në procesin zgjedhor që t’i respektojnë masat shëndetësore, protokollet dhe udhëzimet gjatë zgjedhjeve të parakohshme kuvendare më 15 korrik.

Simulimi, sipas të pranishmëve, vërtetoi se mund të votohet pa u rrezikuar votuesit.

Sipas protokollit për votim, së pari policia në derën hyrëse të vendvotimit do t’u kërkojë votuesve të vendosin maskë mbrojtëse. Pas hyrjes në objekt, në radhë do të mbahet distanca. Gjatë hyrjes në hapësirë, votuesi së pari duhet t’i dezinfektojë duart, ta japë letërnjoftimin, për pak kohë ta heq maskën për identifikim, të votojë dhe gjatë daljes përsëri t’i dezinfektojnë duart. Në hapësirat e votimit nuk mund të ketë më shumë votues se sa vendvotime brenda.

Votimi në zgjedhjet e 15 korrikut zhvillohet për tre ditë, ndërsa më 15 korrik në vend të 12 orëve, zgjedhje do të ketë 14 orë, përkatësisht nga ora 7 në mëngjes deri në orën 21:00.

Më 13 korrik votojnë personat që ndodhen në karantinë në shtëpi për shkak se kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirusit dhe personat që kanë masën e vetizolimit me vendim nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar.

Më 14 korrik votojnë të sëmurë, të dobëtit, të sëmurët kronik si dhe personat të cilët sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori