Site icon Telegrafi

Von Cramon: Dialogu Prishtinë-Beograd do të ketë rezultate konkrete së shpejti

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon shprehet optimiste lidhur me arritjen e një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në takimet e Uashingtonit dhe Brukselit.

Ajo në një intervistë për EWB, të cilën e ka publikuar në Twitter, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi, paraprakisht duhet të ndërtojnë një besim reciprok për arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve të dyja vendeve.

“Unë jam optimiste se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit do të ketë disa rezultate konkrete së shpejti, por mund të ndodhë që së pari të ketë vetëm hapa më të vegjël. Së pari, duhet të ndërtohet besimi, por në fund të fundit qëllimi duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit”, është shprehur Cramon. /KP/

Exit mobile version