Dukja më e përafërt e kësaj makine të re, që nuk është parë kështu ndonjëherë
Në Franksfurt Motor Show, e kemi parë modelin ID.3, por Volkswagen nuk i ka përfunduar befasitë për këtë vit, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij organizimi, VW kishte planifikuar ta prezantojë edhe modelin e ri të Golf, por kjo është shtyrë për në tetor.
Më herët, e kemi parë Golf GTE që është një hibrid elektrik, derisa tani është parë teksa testohej edhe Golf pa asnjë shtresë kamuflazhi vetëm disa ngjitëse në dritat e përparme dhe të prapme.
Vërehet porti për mbushje në mbrojtësen e anës së majtë, rrotat e reja dhe grill të ngjashëm me GTE. Ky model që u pa më afër se kurrë më parë, kishte edhe logon e re.
Si pjesë e gjeneratës së tetë, Volkswagen Golf do të jetë më i liri në shfrytëzim deri më tani, teknologji të lartë dhe stil të mirë. /Telegrafi/