Takimi do të mbahet në Maltë nga data 14 shtator deri më 17 shtator me të gjithë krerët e federatave.
Në ditën e dytë të takimit do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet kryetarëve të federatave dhe sekretarëve. Në këto ekipe do të jenë edhe Vokrri e Salihu, transmeton koha.net.
“Njërit ekip do t’i prijë presidenti i UEFA-s, Michel Platini. Në këtë ekip do të luajnë edhe emra të njohur të futbollit botëror si Bonjek, Suker, Savicevic dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Ekipin tjetër do ta përbëjnë sekretarët e përgjithshëm të federatave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Takim i paraprin mbledhjes së KE të UEFA-s që do të mbahet më 17 dhe 18 shtator në Maltë. /Telegrafi/