LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Bën ambasador, por jo “korrier” në Beograd

Vllasi: Bën ambasador, por jo “korrier” në Beograd

Ish-funksionari i lartë i kohës së komunizmit në ish-Jugosllavi dhe Kosovë, Azem Vllasi nuk beson se shpejt do të ketë normalizim të raporteve të Kosovës me Serbinë, “për shkak se Beogradi me veprimet që shihen në ashtuquajturën platformë e bisedimeve, synon destabilizimin e gjendjes e jo normalizimin”.

Vllasi ka thënë për Telegrafin, se ai nuk do të pranonte që të shërbente si “korrier” i të ashtuquajturës Zyrë Ndërlidhëse të Kosovës që do të mund të hapej në Beograd. Ndërsa, do të pranonte të jetë ambasador i Kosovës në Beograd, por nuk beson se hapja e ambasadës së Kosovës në Beograd do të ndodhë shpejt.

Ndërkohë, Vllasi deklaron se Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë të përpilojë një plan operativ për zbatimin e Planit të Ahtisaarit, i cili do t’i mbyllte orekset ekspansioniste serbe të artikuluara nëpër platforma.


“Me anë të këtyre platformave, Beogradi sikur mendon të gjejë në Kosovë shqiptarë të ndershëm për të biseduar. Por, kjo kohë ka perënduar”, ka thënë Vllasi. /Telegrafi/