LAJMI I FUNDIT:

Vittoria Ceretti shfaqet me bikini në plazhin e St. Barts me Leonardo DiCaprio

Vittoria Ceretti shfaqet me bikini në plazhin e St. Barts me Leonardo DiCaprio

Vittoria Ceretti, 26 vjeçe, e dashura e Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, shijoi një ditë romantike plazhi në St. Barts këtë javë.

Supermodelja, e veshur me bikini, shfaqi trupin e saj të jashtëzakonshëm, ndërsa DiCaprio, fitues i ‘Oscar’, doli pa këmishë për t’u zhytur në oqean.

Ai po shijonte një pushim të rrallë nga angazhimet e tij të ngjeshura, veshur me kapelë bejsbolli dhe pantallona të shkurtra noti, shkruan DailyMail.


Çifti ka qenë në lidhje që nga viti 2023, pas premierës së filmit “Killers of the Flower Moon” në Cannes.

Vittoria, një ish-grua e DJ Matteo Milleri, ka qenë në qendër të vëmendjes për karrierën e saj si model, përfshirë paraqitjen në ‘Victoria’s Secret Fashion Show’, ku ka ndarë pasarelën me ish-të dashurat e DiCaprios.

Në anën tjetër, Ceretti është gjithashtu një aktiviste mjedisore dhe u kthye nga një udhëtim në Ishujt Solomon, ku kontribuoi në projektin Pristine Seas të National Geographic për mbrojtjen e oqeaneve.

Ndërkohë, DiCaprio ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij me disa modele të tjera të njohura, përfshirë Gisele Bündchen, Nina Agdal dhe Camila Morrone. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment i sikletshëm mes Brad Pitt dhe të dashurës së tij Ines de Ramon në tapetin e kuq

Moment i sikletshëm mes Brad Pitt dhe të dashurës së tij Ines de Ramon në tapetin e kuq

Magazina
Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Magazina
Lily Collins duket elegante si gjithmonë me një fustan të ngushtë deri poshtë gjurit teksa xhiron skena për sezonin e pestë të “Emily in Paris”

Lily Collins duket elegante si gjithmonë me një fustan të ngushtë deri poshtë gjurit teksa xhiron skena për sezonin e pestë të “Emily in Paris”

Magazina
Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Magazina
Një natë që premton histori – RAVE me një super event më 16 gusht ku do të sjellë emra të njohur të muzikës tekno

Një natë që premton histori – RAVE me një super event më 16 gusht ku do të sjellë emra të njohur të muzikës tekno

Magazina
Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” - një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” - një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Magazina
Kalo në kategori