LAJMI I FUNDIT:

Vitia takoi ambasadorin norvegjez, falënderoi Norvegjinë për kontributin e saj në luftimin e pandemisë

Vitia takoi ambasadorin norvegjez, falënderoi Norvegjinë për kontributin e saj në luftimin e pandemisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Ambasadori Grondahl në fillim të këtij takimi tha se është shumë i kënaqur me prezantimin publik të punës së MSh-së dhe menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, e cila po sfidon edhe sistemet më të avancuara shëndetësore.

“Ai, po ashtu, tha se populli i Norvegjisë, përpos kontributit në vlerë prej 500 mijë eurosh në kuadër të fondit të Bashkimit Evropian në ndihmë për Kosovën, është i gatshëm që edhe në të ardhmen të kontribuojë për çfarëdo që paraqitet nevoja në kuadër të ndihmesës për shëndetin publik.

Vitia e falënderoi ambasadorin e Norvegjisë për kontributin e dhënë si dhe tha se i gjithë kjo punë e bërë është falë angazhimit ekipor në radhë të parë të punonjësve shëndetësor, si dhe të gjithë akterëve të tjerë të përfshirë në prevenimin e përhapjes së pandemisë e cila është kërcënim për të gjithë botën”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri në detyrë, Vitia e njoftoi po ashtu edhe me kapacitetet aktuale të Kosovës si dhe parapërgatitjet për të ngritur këto kapacitete që të jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me të gjitha skenarët.

Njëkohësisht Vitia e njoftoi për ofrimin e ndihmës nga ana e punonjësve shëndetësor për të gjitha komunitetet në çdo komunë të vendit dhe se po përdoren protokolet më efektive për trajtimin e pacientëve.

Aktualisht në Kosovë janë 145 persona të prekur nga sëmundja COVID-19. 24 pacientë janë shëruar ndërsa janë regjistruar 3 raste të vdekjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori