LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Pesë nga 36 personat e shtrirë me Covid-19 në Klinikën Infektive, në gjendje më të rëndë

Vitia: Pesë nga 36 personat e shtrirë me Covid-19 në Klinikën Infektive, në gjendje më të rëndë

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 36 pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, 5 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Këtë e tha përmes një video-konference.


Ministri i ka bërë sërish apel qytetarëve që të mos lëvizin t’i ndjekin rekomandimet e nevojshme nga Instituti dhe të respektojnë vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

“Përsëri ju bëjmë thirrje për angazhimin tuaj në këtë situatë, ju lutemi që të shmangni edhe vizitat familjare dhe format e tjera të grumbullimit brenda familjeve. Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si një hapësirë për t’u grumbulluar por të respektojmë pikën që lëvizjet në rrugë”, ka thënë ai.

Vitia ka njoftuar se një pjesë e testeve ka arritur në IKSHP.

“Është iniciuar kërkesa për furnizim edhe me 10 mijë teste të reja. Ju lutemi që të keni durimin që këto javë t’i kalojmë sipas këshillave e rekomandimeve”, ka shtuar Vitia.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se nga data 8 shkurt e deri tani janë bërë mbi 1300 testime.

“Duke pas parasysh të gjitha masat e marra unë duhet të iu them që rekomandimet duhet të vazhdoni t’i mbani si, larja e duarve, mosprekja e fytyrës, të pihet sa më shumë ujë, të mundohemi ta ruajmë distancën deri në 2 metra. Unë vetëm një gjë e kisha thënë, shikoni valën epidemike në vendet e tjera ku situata ka dalë jashtë kontrolli”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori