LAJMI I FUNDIT:

Viti, përplasje karrigesh në “makiato-kuvendet” e PDK-së

Viti, përplasje karrigesh në “makiato-kuvendet” e PDK-së

Në një nëndegë të Partisë Demokratike të Kosovës në Viti dhe një tjetër në Drenas - zgjedhjet janë mbajtur nga dy herë, nga grupe të ndryshme. Edhe në Viti janë regjistruar “përplasje karrigesh”.

Zgjedhjet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet janë kthyer në “makiato kuvende”, thotë një zyrtar i saj në Viti.

Selman Ymeri, ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Degës së PDK-së në Viti, ishte zgjedhur kryetar i nëndegës nga fshati Sadovinë e Jerelive, më 23 nëntor.


Por, ato votime janë hedhur poshtë dhe janë riorganizuar dy ditë më vonë nga kryesia e degës e PDK-së. Në votimet e reja është përzgjedhur Labinot Shabani.

Ymeri akuzon kryetarin e degës, Daut Xhemajli, dhe anëtarin e kryesisë së saj, Xhevat Bislimi.

“…(Në PDK) nuk ka vend për shumë e shumë veprimtarë, në kryesitë e nëndegëve, pavarësisht se ata kanë fituar nëpër nëndegë me votë demokratike, të cilët nuk i pranojnë ‘rregullat e lojës’ të makiato-kuvendeve të ideuara dhe zbatuara nga Daut Xhemajli dhe Xhevat Bislimi”, akuzoi Ymeri, shkruan Gazeta JnK.

Në votimet e para, Ymeri kishte marrë pesë nga gjithsej shtatë votat e kryesisë së nëndegës. Në bazë të tyre, ai po ashtu do të merrte pjesë në kuvendin zgjedhor të degës së Vitisë pasi nëndega e Sadovinë e Jerelives do t’i dërgojë aty 2 përfaqësues – kryetarin dhe një delegat.

Mirëpo, sipas Daut Xhamajlit dhe Xhevat Bislimit takimi i nëndegës ishte rithirrur pasi i pari nuk ishte paralajmëruar në kryesinë e degës.

Xhemaili thotë se Selman Ymeri nuk është as anëtar i PDK-së ndonëse ka qenë dhe se kuvendi as “nuk e ka identifikuar anëtarësinë dhe as ka thirrur mbledhje pa konsultime me Kryesinë e Degës”.

Nga ana e tij, Bislimi thotë se “një tubim me qytetarë është i ndaluar edhe me ligj që të thirret si kuvend i PDK-së”.

Por Ymeri thotë se e kishte paguar anëtarësinë në parti dhe se me qëllim nuk i ishte dhënë libreza. Shton se kishte qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së deri më 2002. Ai thotë se njoftimi me shkrim ishte bërë për mbajtjen e votimeve, se ato ishin kryer përmes votimit të fshehtë dhe se të gjithë delegatët e kuvendit ishin nënshkruar në listën zgjedhore.

Ai i quan Xhemajlin e Bislimin “privatizues të Partisë Demokratike të Kosovës në Viti”. Sipas tij, ata të dy ka kohë të gjatë që nuk e kanë këtë dhe nëndegë të tjera të PDK-së.

“Kryesia qendrore e PDK-së do të duhej që në kohën e paraparë për agjendën e zgjedhjeve partiake nëpër degët e PDK-së, në mënyrë urgjente apo në kohën më të shpejtë të mundshme, një pjesë të kohës t`ia kushtojë ecurive zgjedhore në degën e PDK-së, në Viti, në mënyrë shumë më serioze dhe më përmbajtjesore”, thotë Ymeri.

Selman Ymeri po ashtu thotë se parregullsitë janë duke u shtrirë edhe në sesionet tjera të PDK-së në Viti.

Ai tha se në zgjedhjet e nëndegës së Kabashit, më 4 dhjetor, ka pasur rrahje.

Por anëtari i Kryesisë së PDK-së në Viti, Xhevat Bislimi, thotë se ka qenë në këto votime dhe se aty “ka pasur vetëm përplasje karrigesh”.

“Pasi është qetësuar gjendja, votimet kanë vazhduar”, tha Bislimi.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Kabashi, konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë se të martën ka ndodhur një incident në një tubim politik të mbajtur në fshatin Kabash, në orët e pasdites. "Policia është duke u marrë me rastin", tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori