LAJMI I FUNDIT:

Virologu gjerman: “S’ka asnjë provë që Covid-19 të përhapet kur jeni duke bërë blerje”

Virologu gjerman: “S’ka asnjë provë që Covid-19 të përhapet kur jeni duke bërë blerje”

Coronavirusi nuk shpërndahet duke bërë pazar apo duke shkuar tek floktari. Të paktën kështu pretendon një virolog gjerman, pas studimeve të kryera

Prof. Hendrik Streeck, është shprehur se Covid-19 nuk përhapet aq lehtë sa njerëzit mendojnë, shkruan The Telegraph.

Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që provon përhapjen e tij kur njerëzit janë duke bërë pazar apo kur shkojnë në parukeri. Studimet në lidhje me këtë, ai i ka kryer në rajonin më të prekur nga coronavirusi në Gjermani.

“Ne nuk gjetëm asnjë virus që të jetonte nëpër sipërfaqe. As nëpër telefona, as nëpër doreza dyersh.”- u shpreh virologu i ftuar në një program televiziv. Madje, skuadra e tij testoi edhe qimet e një maceje shtëpiake në një familje, por nuk gjetën asnjë grimcë të virusit në sipërfaqe.

Virologu tha gjithashtu se gjetjet e tij të deri tanishme, vënë në diskutim të gjithë masat që bota po merr.

Pavarësisht kësaj, ai bie dakord me faktin që ka ende shumë për të zbuluar rreth coronavirusit. Gjatë intervistës ai ndaloi tek rasti i parë i infektuar në vendin më të prekur të Gjermanisë.

“Ajo ishte një grua që vinte nga Kina në Gjermani dhe pas testeve rezultoi se kishte infektuar vetëm kolegët e saj. Ajo tha se kishte qëndruar në një hotel, kishte ngrënë në një restorant, por të infektuar ishin vetëm kolegët”.

– Pra tani e dimë që të hash në një restorant apo të punosh në një hotel nuk do të thotë të jesh përgjegjëse për infektimin. Ne e dimë që ky infeksion nuk transmetohet nga prekja e objekteve. Kërcimet e afërta me njëri-tjetrin apo festat dhe grumbullimet janë burim infektimi.- përfundoi ai.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori