LAJMI I FUNDIT:

Viola nuk e njeh Interin

Viola nuk e njeh Interin

Fiorentina ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në triumfin prej 4-1 kundër Interit në ndeshjen e dytë për nga rëndësia në javën e 25-të në Serie A.

Pas një gjysme të parë fantastike, skuadra vendase kishte epërsi të dyfishtë. Paraqitja e Violas ishte sensacionale me Aquilanin, Valeron dhe Pizarron që dominonin në mesfushë. Ndërkohë që zikaltrit dukeshin të humbur në fushë.

Në minutën e 13-të, Jovetic dërgoi një harkim drejt Adem Ljajic, i cili e zhbllokoi rezultatin.

Malazezi Stevan Jovetic mori një top nga Alberto Aquilani dhe nisi një gjuajtje të pandalshme, e cila rezultoi me golin e tij të dhjetë sezonal (33’).

Edhe në gjysmën e dytë, 23-vjeçari Jovetic vazhdoi të ishte ëndrra e keqe e portierit të Interit, pasi shënoi golin e dytë personal (55’). Përsëri asistues ishte Aquilani.

Për të demoluar në tërësi Nerazzurrët u përkujdes Adem Ljajic, i cili shënoi po ashtu golin e dytë (65’) në këtë ndeshje, falë asistimit të Borja Valeros.

Antonio Cassano shënoi golin e nderit për mysafirët në minutën e 87-të.

Fiorentina ngritet në kuotën e 42 pikëve, megjithatë mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me një pikë më pak se Interi që gjendet një pozitë më lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori