LAJMI I FUNDIT:

Villas-Boas, i privilegjuar që drejton Tottenhamin

Villas-Boas, i privilegjuar që drejton Tottenhamin

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, është shprehur se ndihet i privilegjuar që po i drejton Spursat në Ligën Premier.

“Kur u shkarkova nga Chelsea, ishte një kohë e vështirë për mua. Arsyet i kam shpjeguar shumë herë, kështu që nuk kam kohë t’i përsëris”.

“Mundësia që të kthehesha përsëri në Ligën Premier ishte shumë e rëndësishme për mua, të qëndroj në këtë nivel, në një klub me traditë. Vërtet jam i kënaqur që jam këtu dhe që më është dhënë mundësia të shkojmë drejt sukseseve në vitin 2013”.


“Për mua është privilegj që të jem i përfshirë në këtë ligë. Është një mundësi që të jem në mesin e më të mirëve dhe në ligën më të fortë në botë”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/