Linda po rritet dita ditës dhe kjo javë ishte një javë tjetër kur lindi dielli në zonën “Prishtina e Re”.

Kjo sepse është vënë gurthemeli në objektin e pestë të kompleksit madhështor, apo siç njihet “Objekti I” i  Linda Premium Residence.

Ky objekt është një prej shumë tjerave që po realizohet nga kompania prestigjioze, Al Trade Center në zonën “Prishtina e Re”.

Linda Premium Residence po ndërtohet me standardet më të larta të ndërtimit, që e bën atë, pa dyshim, kompleksin më madhështor që po jetësohet në kryeqytet.

Kompleksi gjendet buzë rrugës A që lidhet me rrugën B dhe me qendrën, si një zonë tejet me perspektivë në kryeqytet.

Linda Premium Residence po jetësohet me hapa të shpejt dhe tashmë po vazhdon shitja e banesave dhe lokaleve afariste.

Përndryshe, objektet e kompleksit Linda Premium Residence gjithashtu do të lidhen me ura mes vete, gjë e cila është standardi më i lartë botëror i komplekseve moderne.