LAJMI I FUNDIT:

Video-fobia: Çfarë është dhe si ta luftoni

Video-fobia: Çfarë është dhe si ta luftoni

Nëse nuk ju pëlqen ta shihni veten në video, jeni pjesë e shumicës (gjejmë kohë të falënderojmë filtrat e Snapchat dhe Instagram)

Një fenomen i tillë ndodh për disa arsye. Së pari, e formuluar në vitin 1968 nga psikologu Robert Zajonc, dukuria njihet si “efekti i ekspozimit” dhe pohon se njerëzit reagojnë më mirë në lidhje më gjërat që i shohin shpesh.

Duke qenë se veten tonë e shohim vetëm në pasqyrë, krijojë një “vetë-imazh” që nuk është ai që shohim në video.

Së dyti, një tjetër arsye që na bën të mos na pëlqejë vetja është “konfirmimi i paragjykimit”. Kjo është tendenca jonë për të mbështetur disa bindje të mëparshme dhe dëshira për të forcuar “heuristics”. Heuristics janë disa “shkurtesa” në tru, që na ndihmojnë ta perceptojmë botën përreth me një ritëm më të shpejtë.

Njerëzit duan të kenë të drejtë, kështu që kërkojnë në tru informacione që vërteton mendimet e tyre. Kështu, kur shihni veten në video, përpiqeni të përqendroheni te detajet për të vërtetuar që nuk dukeni mirë.

Së treti, kompleksi për të parë veten nëpër video buron edhe nga frika e paragjykimeve të të tjerëve. Ne nuk duam që të tjerët të shohin ato që i konsiderojmë si të meta.

Nëse doni ta luftoni këtë kompleks, duhet të keni parasysh se truri po ju gënjen! Kujtojini vetes se çfarë po ju bën të mos ju pëlqejë vetja. Ju thjesht po gjeni arsye për të konfirmuar atë çfarë besoni.

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Mund të pyesni dikë nëse mund t’ju ndihmojë që të filmoni veten. Pavarësisht të gjithave, të gjithë pasiguritë burojnë prej jush, ndaj çlirohuni dhe dilni para kamerës. Dukeni shumë mirë!

Burimi: SparcStart

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori