LAJMI I FUNDIT:

Vidal votohet si më i miri i edicionit të kaluar

Vidal votohet si më i miri i edicionit të kaluar

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, është emëruar si mesfushori më i mirë i edicionit 2012/13 nga votuesit e Goal.

Kiliani e ndihmoi Juventusin në rrugën për ta mbrojtur titullin e kampionit në Itali, teksa ka shfaqur paraqitje mbresëlënëse edhe në Ligën e Kampionëve.

Vidal, i cili mblodhi 32.5% të votave nga lexuesit e portalit më të madh sportiv në botë, Goal.com, doli përpara Gareth Bale, Bastian Schweinsteiger, Juan Mata dhe Andres Iniesta. /Telegrafi/