Fitorja e ushtrisë ukrainase ndaj asaj ruse që po tenton të kalojë lumin në lindje të Ukrainës së bashku me humbjet e mëdha të forcave ruse – po shkakton çdo herë e më shumë kritika mes blogerëve ushtarë prorusë dhe komentatorëve – përfshirë një grup të veteranëve rusë.

Asambleja e oficerëve rusë, në një letër të 19 majit ka njoftuar se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë ka dështuar në arritjen e qëllimeve, duke i bërë thirrje Putinit të pranojë që pushtimi i Ukrainës nuk është “denazifikimi” i vendit, por lufta për mbijetesë dhe një vend në rendin botëror, thuhet në analizën e fundit të Institutit për Studime të Luftës, organizatë kërkimore me seli në Washingon DC, transmeton Telegrafi.

Ky grup i veteranëve prorusë ka njoftuar se “operacioni special ushtarak” siç Putin e quan pushtimin në Ukrainë, ka qenë mossukses dhe ka përfunduar.

Komandanti ukrainas nga Lugansku: Rusët nuk po arrijnë të marrin nën kontroll qytetet, nga mllefi po i shkatërrojnë Komandanti ukrainas nga Lugansku: Rusët nuk po arrijnë të marrin nën kontroll qytetet, nga mllefi po i shkatërrojnë

Tentimi i dështuar i ushtrisë që të kalojë matanë lumit Siversky Donetsk në maj, ka mundur të jetë ngjarja më vdekjeprurëse në luftë, shkruan Neë York Times, ku dhjetëra mjete të blinduara janë shkatërruar. Madje vlerësohet se mbi 400 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur derisa tentuan të kalojnë matanë lumit.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka shpërndarë fotografitë që tregojnë pasojat e luftës me tanket e shkatërruara ruse dhe mjete tjera të blinduara, që janë hedhur në ujë.

Qëndrimi kritik i Asamblesë së oficerëve rusë pas betejave të humbura sugjeron se lajmet për këtë katastrofë dhe dështimet e tjera ruse, po shpërthejnë flluskën e informacionit që është nën kontrollin e rreptë të Kremlinit. Blogerët prorusë po janë çdo herë e më kritike ndaj Kremlinit.

Gazetari i Kremlinit tregoi “aksidentalisht” armën ruse në Donbas, të nesërmen ukrainasit e lokalizuan dhe e hodhën në erë Gazetari i Kremlinit tregoi “aksidentalisht” armën ruse në Donbas, të nesërmen ukrainasit e lokalizuan dhe e hodhën në erë

Juri Podolyak, blogeri i luftës me 2.1 milionë ndjekës në Telegram, ka thënë në një video se ka shmangur kritikat për ushtrinë ruse, por që pas mossuksesit për të kaluar matën lumit në Siversky Donetks, durimit të tij i erdhi fundi.

“Për shkak të budallallëkut të komandës ruse, është djegur të paktën një grupi taktik i batalionit, e ndoshta mund të jenë dy grupe”, shtoi Podolyak

“Çdo herë e më shumë rusë që mbështesin Kremlinin dhe pushtimin rus në Ukrainë, kanë filluar haptazi ta kritikojnë Kremlinin”, thuhet ndër tjera në raportin e organizatës. /Telegrafi/