LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në dy javët e fundit, afër 100 mijë fëmijë në SHBA rezultuan pozitivë në coronavirus

Vetëm në dy javët e fundit, afër 100 mijë fëmijë në SHBA rezultuan pozitivë në coronavirus

Gati 100 mijë fëmijë rezultuan pozitivë nga coronavirusi në dy javët e fundit në SHBA, zbuloi një raport i ri nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjithsej 97 mijë fëmijë u prekën nga virusi vdekjeprurës nga data 16 deri më 30 korrik, njoftoi shoqata.


Nga pesë milionë raste të raportuara deri më tani në SHBA, thuhet se 338 mijë prej tyre ishin fëmijë.

Tina Hartert nga Univeristeti Vanderbilt shprehet se rritja e testimit tek fëmijët do të ndihmojë në përcaktimin e rolit që e luajnë ata në transmetimin e coronavirusit.

Lajmi vjen pasi shumë vende të botës presin të rihapin shkollat gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/