Janë vetdorëzuar edhe dy të dyshuar për plagosjen në Prizren.
Siç njofton Policia, ata janë të dyshuar për veprën penale vrasje e rende ne tentative, lëndim i rendë truporë, mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve dhe pjesëmarrje ne rrahje, e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.
Vetdorëzimi ka ndodhur pas publikimit te fotove, në të cilën kërkohej ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre.
Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971 – fshati Krajk, Komuna e Prizrenit;
Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981 – fshati Krajk, Komuna e Prizrenit;
Hetuesi policor gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur, për të cilën dyshohet se është përdorur.
Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar.
Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.
“Falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në njoftim./Telegrafi/