Stuhia e dëborës sot ka vështirësuar qarkullimin në rrugën Nish-Beograd, ndërsa besohet se një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë gjenden në atë rrugë, pasi janë duke u kthyer në perëndim pas festave të fundvitit që kaluan në Kosovë.
Si pasojë e kushteve të vështira në rrugë, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku janë përfshi mbi 30 vetura në afërsi të qytetit të Nishit. Njoftohet se përveç lëndimeve të lehta dhe dëmeve materiale, nuk ka viktima. Ndihma e parë u është dhënë 22 personave.
Siç raporton Hina, në këtë rrugë të bllokuar janë rreth 10 mijë njerëz.
Xhandarmeria serbe në Nish, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ishte e përfshirë në operacionin për hapjen e rrugës, pas bllokimit nga automjetet e aksidentuara.
Qarkullimi i të gjitha automjeteve është ndaluar në rrugën Aleksinac dhe Leskovac, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. /KosoavPress/