Site icon Telegrafi

Veseli: Plaga për të pagjeturit duhet mbyllur sa më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën ndërkombëtare të të pagjeturve tha se kjo plagë e madhe e luftës po vazhdon të rëndojë mbi të gjithë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe.

Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve.

Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar”. /Telegrafi/

Exit mobile version