Site icon Telegrafi

Veseli: Enver Zymeri do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer jetën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në tetë vjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën.

“Kombi ynë ka shumë heronj kufiri. Më i riu prej tyre, Enver Zymeri, gjithmonë do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën. Një hero që eci dhe ra në rrugët e tribunit të kombit Isa Boletini”, ka shkruar Veseli në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version