Veseli e Rugova i bashkohen yllit tjetër të skuadrës Drilon Hajrizit, i cili gjithashtu ka vazhduar kontratën edhe për një vit, transmeton Koha.net.
“Pas Drilon Hajrizit edhe Alban Veseli e Fisnik Rugova kanë vazhduar kontratën me KB Pejën edhe për një vit”, ka shkruar KB Peja në Facebook.
Drilon Hajrizi dhe Alban Veseli po hyjnë në vitin e tretë te KB Peja, kurse Fisnik Rugova në vitin e tij të dytë.