LAJMI I FUNDIT:

Vesa martohet në datën “e shenjtë”?

Vesa martohet në datën “e shenjtë”?

Vesa Luma dhe Big Basta duket se i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar në datën “e shenjtë” dhe shumë të përfolur 12.12.2012 në ora 12:12.

Këngëtarja kosovare dhe reperi nga Shqipëria janë duke e shijuar ca momente romantike në Paris, dhe kanë shfrytëzuar qytetin e dashurisë për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Në ora 12 të ditës së djeshme, 12 minuta para momentit “të shenjtë”, këngëtarja ka postuar një foto në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke treguar se, e gjendur në Kullën Eiffel, ajo po shijonte çastet “më të lumtura të jetës”.


“Momenti me i lumtur i jetes sime ishte SOT! Te dua shume Gerald Xhari!Je njeriu me special ne te gjithe Universin!! #eiffel tower #paris 12.12.12 tm 12:00”, ka shkruar Vesa. /Telegrafi/