LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma pranon dhuratë nga Ambasada e Kosovës në Australi

Vesa Luma pranon dhuratë nga Ambasada e Kosovës në Australi
Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, jeton tashmë prej vitesh me bashkëshortin dhe djalin e saj në Zelandë të Re.

Ajo u zhvendos atje për një jetë më të mirë, gjersa herë pas here vjen në Kosovë.


Shpërngulja atje i ka dhënë një tjetër dimension Vesës, e cila ka krijuar në shtetin e largët miqësi me komunitetin shqiptar që jetojnë atje.

View this post on Instagram

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Ajo madje së fundmi ka pranuar një dhuratë nga Ambasada e Kosovës në Australi.

Bëhet fjalë për një kartolinë motivuese me vulë të ambasadës, e cila i uron këngëtares një vit sa më të mbarë asaj dhe familjes.

E lumtur për këtë befasi të këndshme, Luma ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të kartolinës së marrë dhuratë.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

“Faleminderit nga zemra për kujdesin Ambasada e Kosovës në Australi. Uroj që planet tona të takohemi sa më shpejt me bashkatdhetarët në Australi, të realizohen këtë vit”, ka shkruar Vesa në InstaStory.

Vesa përndryshe ka munguar paksa nga ana e prurjeve muzikore, mirëpo ka premtuar për fansat se do të rikthehet shumë shpejt me diçka të re. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori