Site icon Telegrafi

Vesa: Lidhja ime dyvjeçare me vëllain e Arta Dobroshit

I DASHURI IM BRUN
Është 30 vjeç, brun dhe që asnjëherë nuk ka qenë i martuar. Vesa thekson këtë fakt duke qeshur, për të hedhur poshtë thashethemet që s’e lënë rehat. “Sepse realisht është vetëm i dashuri im. Me Gencin, u njohëm 3 vite më parë, në një studio regjistrimi në RTK për aktivitetet televizive të Vitit të Ri, por në të vërtetë u lidhëm një vit më vonë. Ai më vardisej natyrisht, por dhe unë e ndihmova shumë, që lidhja të bëhej realitet. Tani nuk kemi asnjë plan, thjesht dashurohemi, por e rëndësishme është që ndihemi mirë”. Dikur ai punonte në televizion si regjisor, tashmë drejton një agjenci marketingu në Kosovë dhe
këshillat që i jep Vesës janë: “Qëndro profesioniste dhe e aftë për të fituar”.

GENCI, VËLLAI I ARTËS DHE KUSHËRIRI I SHPAT DEDËS
Ajo i ka miq të dy. “Arta përveç një aktore shumë e mirë, është dhe mikja ime me të cilën ruaj një shoqëri të sinqertë”, tregon Vesa. Dhe natyrisht, të dyja presin këshilla dhe ide nga ai, sidomos për mënyrën se si të marketojnë
veten me profesionalizëm. “Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe Arta si më e vogël që është, e pyet për gjithçka dhe ia dëgjon fjalën. Ata janë tre fëmijë dhe jam e lumtur që janë familje artistësh. “Këngëtari i ri Shpat Deda, është djali i dajës së tyre dhe kështu së bashku bëhemi një shoqëri e mirë artistësh”,
shprehet Vesa.

VESA NË TIRANË
E shohim shumë shpesh të shkojë në Tiranë. Mesa duket ajo nuk lë aktivitet dhe koncert pa qenë e pranishme. “Ç’është e vërteta jam më shumë atje e pranishme sesa në Prishtinë”. Miqësia që ka krijuar, është e konsoliduar që nga pjesëmarrja në “Ethet e së premtes”.

MES MUZIKËS DHE GAZETARISË
Mes muzikës dhe gazetarisë, vështirë të qëndrojnë këto dy profesione bashkë. Ajo pohon se “është e vërtetë, që vazhdon ta bëjë punën e gazetares në Radio Televizionin e Kosovës. Do të jem prezente në ekran me një emision shou televiziv me të ftuar, që do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës.

ARTA DOBROSHI
“Është një shoqe shumë e mirë për mua. Shumë e talentuar dhe femër interesante. Ajo e respekton të dashurin tim dhe dëgjon për çdo gjë.”

SHPAT DEDA
“Është shumë i talentuar, kushëriri i Gencit, ai plotëson spektrin e Dobroshëve
si familje artistësh.”

GENC DOBROSHI
“S’ka qenë asnjëherë i martuar. Dashurohemi, pa bërë plane. Ai më këshillon
të jem profesioniste dhe e aftë për fituar.”/panoramaplus/

Exit mobile version