LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret në Samitin e BE-së

Vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret në Samitin e BE-së

Këshilli i Ministrave i Punëve të Përgjithshme të BE-së nuk mori vendim për fillimin e bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kështu që vendimi kalon tek shefat e shteteve ose qeverive të cilat do të takohen në Bruksel ditën e enjte dhe të premten.

Megjithë përpjekjet e Presidencës finlandeze për të arritur një kompromis midis vendeve anëtare duke e ndarë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kundërshtimi i fortë erdhi nga Franca, Gjermania dhe Italia, informon AIM.

Paris refuzoi të ndajë të dyja vendet sepse tani është plotësisht kundër çdo zgjerimi, ndërsa Berlini dhe Roma e shohin shumë të rrezikshme ndarjen e Shqipërinë sepse ekziston mundësia të presin gjatë pas Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë mbeten optimistë se një vendim pozitiv është i mundur të enjten në takimin e nivelit më të lartë.

“Unë mendoj se kjo është hera e parë që negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të diskutohen në nivelin më të lartë, liderët do të kenë një mundësi ta diskutojnë këtë në një kontekst më të gjerë, gjë që më jep shpresë. Shumica e vendeve anëtare mbështesin hapjen e negociatave për të dyja vendet”, tha ministrja e Jashtme e Finlandës, Titi Tupurainen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori