Udhëheqësit financiarë të vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si G7, kanë rënë dakord që ta ndihmojnë me 17.38 miliardë euro Ukrainën.

Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të SHBA-së, Japonisë, Kanadasë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë po zhvillojnë bisedime pasi ukrainasve po i mbarojnë paratë e gatshme.

Vendet e G7 kanë “tubuar 17.38 miliardë euro buxhet mbështetës, përfshirë 8.7 miliardë euro shtesë” në vitin 2022, thuhej në draft, raporton theguardian.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe më gjerë ndërsa jemi të përgatitur të bëjmë më shumë sipas nevojës”, thuhej në deklaratë.

Ndryshe, G7 gjithashtu miratoi propozimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë 9 miliardë euro hua Ukrainës. /Telegrafi/