Vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë e përqendruar në ndeshjen Besa –Prishtina, e cila zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku pejanët që gjenden në vendin e pestë të renditjes tabelare me pikë të njëjta (4) presin skuadrën nga kryeqyteti Prishtinën që mbanë pozitën e 4-t me katër pikë.
Ndaj, këtu do të kemi një ndeshje mjaft të fortë dhe deri në fund të paqartë sa i përket epilogut. Ndeshja tjetër që zgjon kërshërinë e adhuruesve është ajo që zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, ku Vushtrria pret fqinjin e saj Trepçën ’89 nga Mitrovica”. Mitrovicasit janë pa humbje që kur ka filluar ky edicion e që mbajnë pozitën e dytë. Ata do të tentojnë që edhe nga ky udhëtim të kthehen të pamposhtur.
E nga ana tjetër vushtrriasit, që gjenden në pozitën e 6-të me 4 pikë dhe mëtojnë fitore dhe njëkohësisht ta ndalin Trepçën ’89.
Ndeshja e tretë e kësaj fundjave zhvillohet në Merdare, ndërmjet skuadrave te fundit të tabelës, ku skuadra e Llapit që gjendet në pozitën e 10 me 3 pikë pret Dritën nga Gjilani që gjendet e parafundit në renditje po ashtu me tri pikë. Edhe kjo ndeshje do të jetë interesante dhe joshëse për shikuesit. Ndeshjet zhvillohen prej orës 16.00./Kosovapress/
Vëmendja e adhuruesve në Pejë dhe Vushtrri
