Site icon Telegrafi

Vëllezërit Tate largohen nga Rumania pas ndalesës dyvjeçare nga gjykata, udhëtojnë me aeroplan privat në SHBA

Influencerët britaniko-amerikanë Andrew dhe Tristan Tate, të cilët po përballen me gjyqin në Rumani me akuzat për përdhunim, trafikim të të miturve dhe pastrim parash – janë larguar nga vendi pasi prokurorët hoqën një ndalesë udhëtimi dyvjeçare.

Andrew Tate, 38 vjeç dhe vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, u larguan nga Bukureshti me një aeroplan privat herët të enjten.

Të dy i kanë mohuar akuzat me të cilat janë duke u përballur.

Prokurorët rumunë theksuan se çështja kundër tyre nuk ishte pushuar dhe se ata do të pritej të ktheheshin, dikur në fund të muajit të ardhshëm.

Megjithatë, vendimi i tyre ka ngritur shqetësimin se ata u vunë nën presion nga figurat kryesore në administratën e presidentit Donald Trump, ku një politikane rumune tha se ajo ishte e indinjuar.

Vëllezërit po përballen me akuza të tjera në Britani, të cilat nuk kanë lidhje me ato në Rumani, të cilat po ashtu i mohojnë. Një çështje e veçantë civile është hapur në SHBA.

Sipas raportimeve rumune vëllezërit Tate janë nisur për në Fort Lauderdale në Florida me një fluturim pa ndalesë që do të zgjaste 12 orë, megjithatë avokati i tyre në Bukuresht mohoi për BBC se ishte destinacioni i tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version