Vëllaznimi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar do të luftojnë mes vete për një vend në gjysmëfinale, pasi luhet vetëm një ndeshje.
Takimi mes gjakovarëve dhe prishtinasve do të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, me fillim nga ora 13:00.
Si Mirel Josa, ashtu edhe Jean-Michel Cavalli kanë bërë të gjitha përgatitjet për të fituar këtë ndeshje.
Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Vëllaznimi: Hyla; Kuka, Hoti, Shabani, Dumani; Zeqiri, Zogaj; Memaj, Mëziu, Rugova; Krasniqi;
Prishtina: Kolaj; Limani, Halili, Raçi; Yakubu, Islami, Muja, Gallapeni; Krasniqi, Kryeziu; Gnapi;
/Telegrafi/