Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka pritur sot në një takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, Agim Vatovci
Në njoftim thuhet se në takim ministri Veliu ka theksuar se është i interesuar që në Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera vartëse të MPBAP-së, të rris numrin e personave me nevoja të veçanta duke u bazuar në ligjet ne fuqi, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Vatovci falënderoi ministrin Veliu për përkrahjen e dhënë deri tani të këtyre personave, duke theksuar se tashmë një numër i konsiderueshëm i këtyre personave është i përfshirë në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/