Dëshminë ajo do ta japë në burgun e Lypjanit. Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit për “Kosovapress” edhe avokati i saj, Tomë Gashi.

Sipas dëshmisë së Natali Velijaj, ajo u ka shpërndarë 5 zyrtarëve të lartë të MPB-së, 1.4 milionë eurot e tenderit të pasaportave biometrike, shumicën prej tyre përmes xhirollogarive, por disa edhe kesh.


Sipas avokatit të saj, Tomë Gashi, shtetasja gjermane Velijaj, ka qenë e autorizuar me shkrim nga kompania austriake që ta bëjë një gjë të tillë.

Velijaj pretendon se kjo shumë është ndarë qysh në fillim dhe ka qenë e kontraktuar si shpërblim për përfitimin e tenderit, për të cilën thotë të mos ketë qenë në dijeni që është mito.

Ajo bashkë me avokatin e saj Tomë Gashi, më herët kishin kërkuar që ajo të shpallet dëshmitare bashkëpunuese, kurse tani kërkojnë që Prokuroria të bëjë kërkesë në Gjykatë dhe pastaj kjo e fundit ta vlerësojë se a i ka ajo provat apo jo për të cilat pretendon./Telegrafi/