Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë sot se Serbia është në përputhje të plotë me interesat destabilizuese të Rusisë në rajon.

Vela në një postim në Twitter shkruan po ashtu se regjimi i Vuçiqit në Serbi është rreshtuar me politikat e hegjemonisë të Millosheviqit.

“Regjimi i Vuçiqit në Serbi është rreshtuar me politikat e hegjemonisë rajonale të Millosheviqit. Serbia është në përputhje të plotë me interesat e Rusisë për destabilizimin në rajon”, shkruan ai. /Telegrafi/