Ka vdekur në moshën 94 vjeçare, profesori i matematikës, Masar Shporta.

Shporta, lindi në Prizren në vitin 1928, i takon gjeneratës së parë të gjimnazistëve të Kosovës.

Ai në shtator të vitit 1954 përfundoi fakultetin e shkencave të matematikës në Beograd.

Është fitues i çmimit për vepër jetësore “Rexhai Surroi”.

Profesor Shporta gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në arsim, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave, ndërsa si luftëtar i të drejtave arsimore shqiptare kosovare, katër herë ishte i burgosur politik.