LAJMI I FUNDIT:

Vdiq nga COVID-19 sepse kompania ku punonte ua ndaloi punonjësve bartjen e maskave – familja e shitësit në SHBA padit kompaninë

Vdiq nga COVID-19 sepse kompania ku punonte ua ndaloi punonjësve bartjen e maskave – familja e shitësit në SHBA padit kompaninë

Familja e burrit 70-vjeç, që ndërroi jetë pas komplikimeve me COVID-19, ka paditur një dyqan ku ai punonte për shkak të vdekjes së tij, sepse kjo kompani nuk i kishte lejuar punonjësit të bartin maska, shkruan NBC News.

Herhardo Gutierres, që punonte në Miami, ka ndërruar jetë më 28 prill nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19, thuhet në padinë e ngritur që i është dërguar gjykatës në Miami, transmeton Telegrafi.


Në padi ndër tjera thuhet se Gutierres është sëmurë sepse kishte punuar me një koleg që më herët ishte infektuar me coronavirus. Michael Levine, avokati që përfaqëson katër fëmijët e Gutierresit, ka thënë se vdekja “ e tij ka mundur të parandalohet”.

E kompania ku Gutierres kishte punuar, ua kishte ndaluar punonjësve të bartin maska dhe doreza, pavarësisht thirrjeve të ekspertëve shëndetësorë që të mbrohen nga coronavirusi.

Gjithashtu në padi thuhet se ka pasur shumë punonjës brenda dyqanit, që ka qenë e pamundur të respektohet distanca sociale fizike. Një punonjës i dyqanit ka thënë se janë urdhëruar shkurt: “ose punoni pa maska ose shkoni në shtëpi”.

E një punonjës tjetër ka pranuar se nuk kanë guxuar të bartin maska, sepse eprorët u kanë thënë se një veprim i tillë mund të shkaktoj panik te blerësit.

Gutierres ishte prekur me COVID-19 në fund të marsit, ndërsa më 10 prill është pranuar në spital me temperaturë të lartë dhe kollë të thatë – e 18 ditë më vonë ndërroi jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori