LAJMI I FUNDIT:

Vdes shkrimtari Isa Behrami

Vdes shkrimtari Isa Behrami

Sot, ka ndërruar jetë profesori dhe shkrimtari, Isa Behrami, nga fshati Vinarc i Epërm, komuna e Mitrovicës.

Ai tërë jetën ia përkushtoi arsimit, duke punuar si profesor, inspektor i arsimit dhe drejtor i shkollës.

Isa Behrami për një kohë ka punuar edhe ne Radio Televizionin e Prishtinës (RTP).

Pas vetes, ka lënë vepra të çmuara për kulturën në përgjithësi dhe për folklorin në veçanti.

Në vitin 2012, ai botoi monografinë “Lugina e Ibrit të Epërm”.

Në mënyrë të vazhdueshme, Behrami është marrë me mbledhjen e folklorit tonë që nga fundi i viteve ’60, e që si rezultat i kësaj pune doli libri me “Anekdota popullore”, publikuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Ndërsa, para një viti ai ka publikuar librin tretë dhe kryesorin: “Tinguj çiftelie – rapsodi”, me njëzet e dy këngë, me mbi treqind faqe.