Linda Halimi po vazhdon të ketë përplasje me banorin e Big Brother VIP Kosova 2, Blerandon.
Ngacmimet mes tyre kanë nisur që në momentet e para të hyrjes në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Të njëjtit kanë qëndruar së fundmi në kuzhinë së bashku me disa banorë të tjerë.
Këngëtarja nga Vitia i është drejtuar me disa fjalë Blerandos pasi ai në një moment e injoroi.
“Në momentin që e injoron dikë, nuk je në gjendje të bësh bisedën deri në fund”, tha Linda.
Artisti i njohur shqiptar në anën tjetër ia ktheu shkurt: “Nuk merrem me ty”.
Linda më tej vazhdoi: “Më fal si e ke emrin Bailando. Ti vdes për vëmendje”.
Në bisedë ndërhyu më pas edhe Gani Gërmia, i cili është pjesë e thuajse çdo debati. /Telegrafi/