LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 79-vjeçare aktori i “Everwood”, John Beasley

Vdes në moshën 79-vjeçare aktori i “Everwood”, John Beasley

Aktori veteran, John Beasley, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare të martën sipas The Hollywood Reporter.

Reklama

Ylli i “Everwood” vdiq pasi u shtrua në spital në qytetin e tij të lindjes, Omaha, Nebraska, për shkak të disa problemeve në mëlçi.

Djali i Beasley, Mike, ishte i pari që njoftoi lajmin, duke e quajtur babanë e tij të ndjerë “heroin” e tij në një postim në rrjetet sociale.

“Njeri… ti e di që kjo është pjesë e jetës… por kjo nuk e bën më të lehtë”, shkroi ai në Facebook.

“Kam humbur sot shokun tim më të mirë. Ata thonë se nuk duhet të takoni kurrë heronjtë tuaj, sepse ata nuk rezultojnë të jenë ata që mendonit se ishin. Kjo është shumë e gabuar. Heroi im ishte babai im”.

Majk e përfundoi deklaratën duke falënderuar yllin e “Soul Man” ‘për gjithçka’ dhe duke shpresuar që ai ta bënte atë ‘krenar’.

Ai nisi të merrej me aktrim gati tre dekada më parë në vitin 1989, por karriera e tij nuk u ngrit derisa mori një rol në “Breëster Place”, një shfaqje e drejtuar nga Oprah Winfrey.

Ai vazhdoi të shkëlqejë në “Rudy” si rolin e ndihmësit të trajnerit, por gjithashtu u shfaq në “The Mighty Ducks” dhe “The General’s Daughter”.

Foto: Getty Images

Një nga kthesat e tij më të mëdha ishte në serialin televiziv 2002-2006 “Everwood” me Chris Pratt, në të cilin e luajti Irv Harper.

Beasley ka lënë pas gruan Judy, djemtë Mike dhe Tyrone si dhe nipërit e mbesat: Evan, Miles, Olivia, Mika, Darius dhe Malik Beasley. /Telegrafi/

Foto: Warner Bros/Courtesy Everett Collection

Në trend Magazina

Më shumë
Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Magazina
“Sa kam punuar për këtë projekt” - Olta Gixhari zbulon detaje për filmin “Në kuadër të dashurisë”

“Sa kam punuar për këtë projekt” - Olta Gixhari zbulon detaje për filmin “Në kuadër të dashurisë”

Magazina
Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin romantik

Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin romantik

Magazina
Fero publikon një tjetër fotografi nga vizita në Medinë

Fero publikon një tjetër fotografi nga vizita në Medinë

Magazina
Në një rrëfim për Vogue, Angelina Jolie thotë se fëmijët ia shpëtuan jetën: Kishim shumë plagë për të shëruar pas ndarjes nga Brad Pitt

Në një rrëfim për Vogue, Angelina Jolie thotë se fëmijët ia shpëtuan jetën: Kishim shumë plagë për të shëruar pas ndarjes nga Brad Pitt

Magazina
Xhuli tregon anën tjetër të saj: Kam mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme dhe kam punuar si doktoreshë në Finlandë

Xhuli tregon anën tjetër të saj: Kam mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme dhe kam punuar si doktoreshë në Finlandë

Magazina
Kalo në kategori